TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti amerikan Edward Joseph tha në një intervistë për Euronews Albania se nëse Ukraina njeh Kosovës si shtet, pas saj do ta njohin edhe katër shtete të tjera.
Sipas tij, katër vendet e NATO, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja kanë çelësin për Kosovën dhe Serbinë dhe normalizimin e gjithë Ballkanit.
“Nëse katër vendet e NATO, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, e njohin Kosovën, i hapet shtegu drejt NATO që s’mund ta bllokojë as Serbia, as Rusia, as Kina. Kjo do ta detyrojë Serbinë ta njohë Kosovën.
Propozimi im i publikuar në një gazetë është se nëse Ukraina tani e njeh Kosovën, Spanja dhe të tjerat do të bëjë të njëjtën gjë, çelësi këtu nuk është Serbia, por Greqia dhe vendet e tjera të NATO”, tha analisti.