TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell ka folur për mediat pas një serie të gjatë takimesh në Ohër me kryeministrin e Kosovës Albin Kurtin dhe presidentin serb Aleksander Vucic.
Borrell, pas përfundimit të takimit 12 orësh në Ohër, ka njoftuar se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre.
Në një deklarim për media, Borrell ka thënë se si pjesë e këtij aneksi, palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes së propozuar nga Bashkimi Evropian, për përmbajtjen e të cilit palët janë darkoduar në takimin e 27 shkurtit në Bruksel.
“Kemi pasur një ditë të gjatë. Synimi i sotëm ishte që Serbia dhe Kosova të pajtoheshin mbi atë se si do ta zbatonin marrëveshjen e pranuar më 27 shkurt në Bruksel. Kjo do të thotë hapa praktikë mbi atë se çka duhet të bëhet dhe si”.
“Kam kënaqësinë të them se pas 12 orësh kemi një marrëveshje dhe pajtim. Mund të deklaroj se Kosova dhe Serbia janë pajtuar mbi aneksin e zbatimit për rrugën e normalizimit të marrëdhënieve mes tyre. Si pjesë e këtij aneksi palët janë pajtuar që të zbatojnë të gjitha nenet e marrëveshjes”, është shprehur ai.
"Ne kemi pasur nje dite te gjate. Shpreh falenderimin per pritjen nga miqte maqedonas. Synimi sot ishte qe palet te merren vesh se si te implementohet marreveshja qe u pranua me 27 shkurt. Sot ceshtja ishte se si te implementohet. Kjo nenkupton se si duhet te behet, nga kush, dhe kur. Kemi diskutuar per 12 ore. Kemi marreveshje se si ta bejme. Palet jane pajtuar per Aneksin e Implementimit. Palet jane pajtuar te respektojne te gjitha Nenet e marrëveshjes dhe të implementojnë të gjitha obligimet. Ky rezultat erdhi pas negociatave te veshtira”, ka deklaruar Borell.
“Per te implementuar Nenin 7, Kosova eshte pajtuar te nis menjehere negociatat me BE-ne per çeshtjen e vetemenaxhimit te komuniteteve”, ka deklaruar Borell.
Kurti ka udhëtuar drejt Ohrit mbrëmjen e së premtes, për të filluar qysh sot në mëngjes takimet në Ohër.
Ka takuar krerë e shtetit maqedon Pendarovskin dhe Kovacevskin dhe gjithashtu kreun e BDI Ali Ahmetin dhe kryediplomatin Bujar Osmani.
Pas këtyre takimeve, Kurti ka mbajtur takime me Borell dhe Lajcak, duke vazhduar pastaj me takimin trepalësh që zgjati mbi 10 orë.
Fokus i takimit ishte diskutimi për Aneksin e Implementimit.