BALLKAN, 19 Mars 2023, 00:00

Kurti: Marrëveshja është njohje de facto mes Kosovës dhe Serbisë, nuk ka asociacion, por vetëmenaxhim

Kurti: Marrëveshja është njohje de facto mes Kosovës dhe

Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, konfirmoi të shtunën se si rezultat i takimeve në Ohër, me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, është pajtuar mbi aneksin e zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.

Megjithatë, Kurti para mediave tha se presidenti serb sikur në takimin e 27 shkurtit në Bruksel, edhe në Ohër refuzoi që ta nënshkruajë marrëveshjen.

“Kemi arritur pajtim publik për një ankes që do të sigurojë zbatimin e marrëveshjes bazë. Pala tjetër njëjtë sikurse në takimin në Bruksel më 27 shkurt, po i ik nënshkrimit të marrëveshjes. I takon BE-së të gjejë mekanizmin ta bëjë statusin e kësaj marrëveshje ligjërisht dhe ndërkombëtarisht të obligueshme”, deklaroi kreu i ekzekutivit kosovar.

“Pajtimi publik është arritur, por pala tjetër po i ikë nënshkrimit, i cili do ta bënte marrëveshjen dhe statusin e saj ligjërisht të obligueshme, ndërkombëtarisht të obligueshme. Ne kemi qenë të gatshëm që më 27 shkurt, ne ishim të gaytshëm edhe sonte.

Marrëveshja bazë është njohje e ndërsjelltë de fakto. Kjo është njohje defacto mes Kosovës dhe Serbisë. Sot mund të themi që e kemi edhe aneksin e zbatimit përcjelles, por i ikën nënshkrimit të marrëveshjes bazë, e i ikën edhe nënshkrimit të aneksit të zbatimit”.

Sa për aneksin, ai tha se do të publikohet në webfaqen e BE-së dhe “aty do ta lexoni e kuptoni se çka ka e çka s’ka”.

I pyetur nëse është pranuar asociacioni i komunva me shumicë serbe Kurti u përgjigj:

Vetëqeverisje e serbëve? Nuk është vetëqeverisje, po vetëmenaxhim. Unë jam kryeministër i të gjithë qytetarëve të Kosovës. E angazhohem për të gjithë pakicat, jo vetëm serbët. Ekziston një paragraf që flet për një nivel adekuad të vetëmenaxhimit, do udhëhiqemi prej standardeve më të larta që edhe serbët në Kosovë të mos kenë asnjë cënim. Asociacioni? Aty thuhet urgjent të nisin bisedimet dhe angazhimin për nivelin adekuat të vetëmenaxhimit të komunitet serb. Janë dy prej 39 marrëveshjeve gjithsej. Ka rend kronologjik, nuk ka hierarki logjike apo vlerore, dhe ne kësaj do i përmbahemi. Kushtetushmëria ligjshmëria, janë parime bazë që i respektoj. Përmes tyre iu shërbej të gjithë qytetarëve. Është platformë solide për të ecur para. Nuk hezitojmë, nuk frikësohemi. Si kryeministër kam qenë i gatshëm të nënshkruaj. Zotohem me nënshkrim, nuk hezitoj, nuk iki, por guxoj”, theksoi ai.