BALLKAN, 20 Mars 2023, 09:12

Opozita në Serbe kundër Marrëveshjes së arritur në Ohër, kërkojnë dorëheqjen e Vuçiç

Opozita në Serbe kundër Marrëveshjes së arritur në

Aneksi i marrëveshjes drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë në Serbi për të cilin palët u morën vesh në Ohër, nuk është mirëpritur nga opozita serbe.

Pranimin e marrëveshjes e ka cilësuar si grushtshtet, lideri i lëvizjes së djathtë Dveri, Boshko Obradoviç.

“Në mënyrë të paautorizuar ka marrë përsipër obligimin në Ohër që të fillojë zbatimin e Marrëveshjes që e ka pranuar më 27 shkurt në Bruksel”, ka theksuar ai duke bërë thirrje edhe për tubime kundër marrëveshjes. Ai mes tjerash ka kërkuar edhe dorëheqjen e Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, raporton Radio Evropa e Lirë.

Kosova dhe Serbia më 18 mars u pajtuan për Marrëveshjen dhe planin e zbatimit të saj për normalizim të marrëdhënieve.