BALLKAN, 19 Mars 2023, 22:23

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi/ Gjukanoviç dhe Milatoviç shkojnë në raundin e dytë

Zgjedhjet presidenciale në Malin e Zi/ Gjukanoviç dhe

Sot (19 mars) në Malin e Zi u zhvilluan zgjedhjet për presidentin e vendit. Ndërsa mediat malazeze teksa i referohen rezultateve thonë se dy kandidatët Milo Gjukanoviç dhe kandidati i Lëvizjes Evropa Jakov Milatoviç do të garojnë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Projeksionet e para thonë se Gjukanoviç ka marrë 35 – 36 për qind të votave, ndërsa Milatoviç ka ndërmjet 28 -29 për qind të votave.


Nderkohe kandidatet e tjere, Andrija Mandić ka marre 19 – 20 për qind, Aleksa  Beçiq mbi 11%, Vuksanović Stanković pak mbi 3%, Danilović rreth 1.5 dhe Radulović nën një për qind.

Askush nuk ka arritur që të fitojë mbi 50% të votave, kështu që do të duhet të zhvillohet një raund i dytë pas 14 ditësh.