TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryeministri Albin Kurti gjatë lancimit të Strategjisë Kundër Korrupsionit, ka thënë se si qeveri janë duke i përmbushur zotimet dhe përgjegjësitë e dhëna ndaj qytetarëve, përfshirë luftimin e korrupsionit.
Mirëpo, ka theksuar se vonimi i rezultateve kundër korrupsionit bie në përgjegjësinë e partive opozitare.
“Mungesa e korrupsionit në qeveri ka ndikuar edhe në zhvillimin ekonomik. Vonimi i rezultateve me këto mjete të fuqishme kundër korrupsionit zyrtar bie në përgjegjësinë e partive opozitare. Korrupsioni ka lënduar shoqërinë për një kohë të gjatë, mirëpo sot jemi mbledhur për të përmbushur zotimin dhe përgjegjësinë që na është dhënë”, deklaroi Kurti.
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati tha se përmes kësaj strategjie synohet të luftohet korrupsioni në të gjitha nivelet.