BALLKAN, 9 Korrik 2025, 16:49

Aksident i rëndë në Pejë, një i vdekur dhe katër të plagosur

Aksident i rëndë në Pejë, një i vdekur dhe katër

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti që ndodhi sot në fshatin Nabërgjan të Pejës. Lajmin e ka konfirmuar Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.

“Aksidenti ndodhi rreth orës 12:00. Katër persona u lënduan, ndërsa një person humbi jetën,” tha ai.

Gashi po ashtu tha se në aksident ishin të përfshira dy makina.

Aksident2
Aksident2
Aksident3
Aksident3