SPORT, 15 Gusht 2021, 13:00

Atletico Madrid tentoi Leo Messin? Diego Simeone sqaron zërat e merkatos

Atletico Madrid tentoi Leo Messin? Diego Simeone sqaron zërat e merkatos

Leo Messi u largua nga Barcelona pas 21 viteve, dhe zgjodhi të vazhdonte karrierën te francezët e PSG-së.

Klube të ndryshme tentuan të arrinin një akord me të sapo morën vesh që nuk do rinovonte me klubin katalanas.

Në mediat spanjolle u përfol edhe për një tentativë të Atletico Madrid, por pa sukses.

Trajneri i kampionëve të Spanjës, Diego Simeone ka komentuar këto zëra në konferencën për shtypin.

“Është e qartë që nuk kishim asnjë mundësi minimale për të afruar Leo Messin në ekipin tonë. Kuptohet që situata e vështirë e Barcelonës ndikoi në largimin e tij.

Diçka e rëndësishme për LaLiga-n, pasi Messi përfaqësonte shumë për kampionatin tonë dhe vetë klubin katanalas”, theksoi “El Cholo”.