SPORT, 15 Gusht 2021, 12:53

Barcelona publikon të grumbulluarit për sfidën e parë, Rey Manaj do të mbajë numrin 14

Barcelona publikon të grumbulluarit për sfidën e parë, Rey
Barcelona do të nisë sezonin sot në orën 20:00 kundër Real Sociedad, sfidë që do të zhvillohet me praninë e tifozëve. Klubi katalanas publikoi listën e lojtarëve të ftuar për këtë duel. Aty vërehet se është ftuar edhe futbollisti shqiptar Rey Manaj. Sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka numrin 14. Me siguri ai do të kishte dashur numrin 10 që e ka mbajtur Lionel Messi, por klubi e ka lënë të lirë për momentin. Manajt bashkë me Depay dhe Eric Garcia iu konfirmua regjistrimi si futbollistë të Barcelonës mëngjesin e sotëm dhe do të jenë në gjendje ta ndihmojnë ekipin që nga ndeshja e parë.