SPORT, 15 Gusht 2021, 09:29

Allegri: Provë pozitive, ndaj Atalantës kurrë e lehtë. CR7? Vlerë e shtuar

Allegri: Provë pozitive, ndaj Atalantës kurrë e lehtë. CR7?

Juventusi fitoi 3-1 ndaj Atalantës mbrëmjen e kaluar.

Dybala, Bernardeschi dhe Morata shënuan golat e fitores për bardhezinjtë në miqësoren e fundit përpara nisjes së sezonit të ri në Serie A.

Trajneri i Juventusit, Max Allegri foli pas ndeshjes, ku ndër të tjera tha:

“Zhvilluam një paraqitje të mirë kundër Atalantës, ekip me të cilin është gjithmonë e vështirë të luash.

Për të realizuar objektivat që kemi, ne kemi nevojë për disponueshmërinë dhe sakrificën e njëri-tjetrit, kjo e bën diferencën.

Skuadra ndodhe në formë të mirë, ky ishte një test i mirë.

Djemtë m’u përgjigjën mirë, tani duhet të punojmë një tjetër javë për të mbërritur në Udine në gjendje të mirë. Udinese ka një ekip të mirë, do të jetë ndeshje e vështirë.

CR7? Bëra gjëra pozitive ndaj Atalantës, Po rritet, njësoj si të tjerët, u tregua i aftë në aksionin e golit dhe i menaxhoi mirë disa topa. Cristiano është një vlerë e shtuar për ne. Duhet të bëjmë gjithçka për t’u rikthyer të titulli", theksoi trajneri.