SPORT, 14 Gusht 2021, 18:07

Dy gola brenda 12 minutave, Unioni i Berlinit dhe Bayer Leverkuseni ndajnë pikët

Dy gola brenda 12 minutave, Unioni i Berlinit dhe Bayer Leverkuseni ndajnë

U mbyll pa fitues përballja e javës së parë në Bundesligë mes Unionit të Berlinit dhe Bayer Leverkusenit. Takimi i zhvilluar me praninë e tifozëve në stadiumin “An der Alten Forsterei” përfundoi 1-1, ku gjithçka u përcaktua në 12 minutat e para të sfidës. Pas 7 minutash lojë, Unioni kaloi në epërsi me një supergol të Taiwo Awoniyi. Nigeriani, kartonin e të cilit Unioni e përfitoi të plotë këtë verë nga Liverpooli, nxor nga “cilindri” një kryevepër. Gjithsesi, zgjati vetëm 5 minuta epërsia e Unionit të Berlinit, sepse Diaby pasi mori pasimin e Frimpong, krijoi hapësirë dhe e dërgoi të majtën e tij në rrjetë. Veprim individual shumë i mirë i francezit, që gjeti golin numër 18 në karrierë me “Aspirinat” e Leverkusenit.

Nga ky çast, ishin miqtë e drejtuar nga Gerardo Soene që kishin gjatë gjithë kohës zotërimin e topit, por pa thumbuar si duhet portën e Luthe. E njëjta melodi edhe në pjesën e dytë, Leverkuseni më kërkues, Unoni i përqendruar në mbrojtje dhe me sytë nga kundërsulmi, gjithsesi deri në fund nuk ndryshoi asgjë me sfidën që u mbyll në ekuilibër 1-1.

Ndeshja e 17-të që Union Berlini nuk mposhtet në shtëpi në Bundesligë që nga java e parë e sezonit të shkuar, ndërkohë që nis me një barazim sezoni i ri i Leverkusenit.

Rezultatet:

Arminia Bielefeld – Freiburg 0-0

Augsburg – Hoffenheim 0-4

Stuttgart – Greuther Furth 5-1

Union Berlin – Bayer Leverkusen 1-1

Wolfsburg – Bochum 1-0