TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Shifrat e Policisë Rrugore tregojnë një ndryshim të dukshëm para dhe pas ligjit të ri.
Gjatë muajit korrik, para hyrjes në fuqi të ndryshimeve, 455 drejtues mjetesh u ndëshkuan me zbritje pikësh, ndërsa 59 leje drejtimi u tërhoqën.
Pas hyrjes në fuqi të Kodit të ri, janë 343 drejtues të ndëshkuar me zbritje pikësh, ndërsa numri i lejeve të pezulluara shkon në 252.
Pra, kemi 112 raste më pak me zbritje pikësh, por 193 leje drejtimi më shumë të pezulluara.
Rritja është veçanërisht e fortë te pezullimet, nga 59 në 252 raste, pra më shumë se katërfishim i numrit të lejeve të pezulluara.
Dhe shkelja që dominon është shpejtësia.
139 drejtues, ose rreth 55 për qind e të gjitha pezullimeve, janë ndëshkuar për qarkullim me më shumë se 20 kilometra në orë mbi kufirin e lejuar.
Pas shpejtësisë renditen 59 raste për shkelje të periudhave dhe njëvlefshmërisë së kategorive të lejedrejtimit.
Më tej janë 25 raste për drejtim nën ndikimin e alkoolit dhe 13 për qarkullim në sens të kundërt.
Vetëm këto tre kategori, shpejtësia, alkooli dhe sensi i kundërt, përbëjnë 177 raste, ose rreth 70 për qind të të gjitha lejeve të pezulluara.
Ndarja e 59 lejeve të tërhequra gjatë korrikut tregon se shkeljet kryesore para ndryshimeve janë:
45 raste për periudhat dhe njëvlefshmërinë e kategorive,
8 për sens të kundërt,
2 për alkool,
3 për shkelje të tjera të kategorive të lejedrejtimit
dhe 1 rast në autostrada e rrugë interurbane.
Ndërsa pas hyrjes në fuqi të ligjit, tabloja ndryshon ndjeshëm: në krye del shpejtësia me 139 raste.
Këto janë shifrat e para të Kodit të ri Rrugor. Më pak zbritje pikësh, por shumë më tepër pezullime patente.
Ashpërsimi i ndëshkimeve ka objektiv të sjellë edhe atë që synon ligji: më pak shkelje, më pak aksidente dhe më shumë siguri në rrugë.