AKTUALITET, 9 September 2026, 11:32

"Arrest shtëpie"/ Dhunuan Eduard Kuçin, Gjykata liron nga qelia këngëtarin Jozefin Marku e shoferin e tij, Kristjan Nikolli!

Gjykata e Tiranës ka vendosur të lirojë sot (9 shtator) me masën e sigurisë “arrest në shtëpi” këngëtarin Jozefin Marku dhe shoferin e tij Krisjan Nikolli.

Të cilët ranë në pranga pak ditë më parë pas sulmit ndaj ish-banorit të BBVK Eudard Kuçit., në afërsi të mbikalimit të Rinasit në Tiranë.

Vendimi është marrë pasi Prokuriria kërkoi fillimisht “arrest me burg” për të arrestuarit. Kujtojmë se ngjarja është ende nën hetim dhe Prokuroria po verifikon edhe përdorimin e simboleve të Policisë së Shtetit, ndërsa është kërkuar një akt-ekspertim për të përcaktuar dëmtimet trupore që mund të ketë pësuar Eduard Kuçi.

Ky i fundit është shpallur në kërkrim për akuzën e moskallëzimit të  krimit, pasi ai nuk e ka kallëzuar fillimisht ngjarjen në polici, duke e përshkruar atë si një konflikt të shkaktuar nga bllokimi i rrugës me automjet.