AKTUALITET, 9 October 2026, 10:18

"Arrest në shtëpi"/ Korrupsion pasiv, caktohet masa e sigurisë për administratorin e inceneratorit të Elbasanit

"Arrest në shtëpi"/ Korrupsion pasiv, caktohet masa e

Gjykata e Posaçme caktoi masën e sigurisë "arrest në shtëpi" për Leli Kajën, administratorin e "Eco Alb" në Elbasan.

Në seancën gjyqësore u paraqit avokati kryesisht, duke thyer bojkotin.

Kaja u arrestua për akuzën e "korrupsionit pasiv".

SPAK dokumentoi mes një veprimi hetimor simulues marrjen e një rryshfeti prej 400 mijë lekë nga një operator ekonomik në këmbim të moskryerjes së detyrave që i ngarkonte ligji si administrator i "Eco Alb".