AKTUALITET, 8 October 2026, 22:36

Andi Bushati: Mesazhi i protestës, ose do të pranohet diktatura, ose do të shembet me dhunë! Nuk ka rrugë tjetër

Andi Bushati: Mesazhi i protestës, ose do të pranohet diktatura, ose

Analisti Andi Bushati, i ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, deklaroi se rrudhja e protestës së qytetetarëve ka ardhur edhe si pasojë e presioneve të shumta të shtetit. 

Megjithatë Bushati tha se protesta i arriti qëllimet për të treguar se Shqipëria ëshë vend autokratik dhe "pushteti mund të shembet vetëm me dhunë". 

"Para se të bëje temën përse u rrudh protesta, që padyshim është rrudhur, nga dhuna, nga presioni që i është bërë kokë për kokë çdo njeriu. Kam nejrëz të afërt që punojnë në birën e fundit të kavallit në administratë dhe kanë marrë presion për tu hequr nga puna. Por edhe këto nuk janë gjë e madhe. 

Kur themi pse u rrudh, e trajtojmë protestën si një gjë permanente, që duhet të zgjasë. Është si një peticion protesta. Nëse dalin disa qindra mijëra njerëz që thonë "Rama ik, mos na e shit Shqipërinë" dhe duartrokiten nëpër dritare, bashkohen njerzit nga kafet, kjo tregon për një shumicë që është kundër kësaj mënyre qeverisje të Shqipërisë. Kam thënë edhe le ta mbyllin, pasi këta e arritën qëllimin. Kishim debat që zgjat prej 10 vitesh. A është Rama një e mirë apo një e keqe për Shqipërinë. Kjo protestë tregoi se ka një masë dërrmuese të shqiptarëve, që thonë se Rama është një e keqe për Shqopërinë. Në këtë mënyrë protesta e ka arritur qëllimin. E respektoj shumë emisionin, por përpara se të shtroj pyetjen, a u rrudh protesta, do të shtroja pyetjen, ore i dëgjoi njerii këmbanat e kësaj proteste, qinsra mijëra njerëzve. 

Si u përgjigj ky pushtet? Tha do të bëj praninë besnike, do të krijoj marrëdhënie të re me qytetarët, do të jemi transparentë, do tip yes për Zvërnecin. Pastaj tha do tip yes por projekti do të bëhet. Do ti pyes por kullën te parku rinia do ta firmos unë. 

Njeriu që del në protestë, kanë menduar ende se jetojnë në regjim demokratik. Në një regjim demokratik, njeriu në proetstë del për ti thënë qeverisë jam i pakënaqur nga ty. 

Ose dëgjohet njeriu, ose përgatitet për revolucion, nuk ka ç’bën më. 

Shoqëria ose do të pranojë diktaturën ose do ta shembë me dhunë, ky është mesazhi i kësaj proteste", tha ndër të tjera Bushati.