AKTUALITET, 8 October 2026, 21:36

"Veliaj ua dh*** fare reformën!"/ Shpërthen Bushati: Gysi kap SHIK-un, Bela tendera me telefon, Parlamenti flet për bashkinë e Memaliajt...

"Veliaj ua dh*** fare reformën!"/ Shpërthen Bushati: Gysi

Andi Bushati e cilësoi "qesharake" seancën e sotme Parlamentare, ku pati debate për reformën territoriale, me të cilën PS po redukton bashkitë nga 61 në 46. 

I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në Vizion Plus, Bushati tha se "shteti ka rënë" ndërkohë që debati në Parlament bëhet për ndarjen e Memaliajt dhe bashkive të tjera. 

"Po shihja gjithë ditën Parlamentin, po të ndiqje Parlamentin, hiq replikat e fillimit, dukej diçka elektorale, po si do të ndahet Memaliaj me Tepelenën, Rrogozhina me Kavajën. Duket sikur është betejë për ngastrra të vogla. Ndërkohë që Parlamenti diksuton për këtë betejë, këtu ka rënë shteti. 

Këtu të ka kapur Gys Agasi SHIK-un, hipotekat, AKSH-in. Belinda Balluku vë tenderat me telefon. Në këtë situatë flasim ku do të vihet kufiri mes Memaliajt dhe Tepelenës. Ky është debat i pa frytshëm. Rasti Balluku, Agasi, Veliaj, 5D, tregojnë që këtu në tërësinë e vet, është shteti i një njeriu. A mund të flasim për decentralizim të pushtetit lokal në një shtet të një njeriu. Unë kam qenë kundër Veliajt, por ama, kur del Veliaj dhe thotë nuk janë konsultuar bashkitë, ua ka dhjerë me një mut gjithë reformën.

Po të shohësh çfarë mund të flasësh për bashki sot, kur Rama të jep leje të Parku Rinia, me një gjë që nuk ka lidhje me planin urbanistik të Tiranës. E kupton për çfarë flasim? Shqipëria është pronë e një njeriu të vetëm, ne themi si do të ndahet Tepelena me Memaliajn. Lejet në bregdet i jep e njëjta njeri", deklaroi Bushati.