AKTUALITET, 8 October 2026, 23:24

Artan Gaçi në SPAK, Lala jep detaje për hetimin: Do të verifikohet edhe Olta Xhaçka

Artan Gaçi në SPAK, Lala jep detaje për hetimin: Do të

Gazetarja Klodiana Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, dha detaje të reja për marrjen në pyetje të ish-deputetit socialist Artan Gaçi në SPAK, ditën e sotme. 

“Për Artan Gaçin është çelur hetimi në vitin 2025. Janë dy vepra penale, korrupsioni dhe pastrimi i produkteve të veprave penale. Ai nuk ka dhënë shpjegime. I është komunikuar se është nën hetim. 

Në qendër të hetimit janë disa transaksione që lidhen me kompanitë e zotit Gaçi. 

Zoti Berisha flet për dyshime për trafik armësh, por nuk mund ta konfirmoj këtë gjë. 

Po verifikohet edhe zonja Xhaçka si ish-ministre e mbrotjes, pasi dyshohet se këto kanë ndodhur në kohën kur ka qenë ministre”- tha Lala.