TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Analisti Preç Zogaj e vlerësoi protestën e nisur që në qershor si popullore, por që rrugës humbi masivitetin, bashkimin në diversitet. Ai deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus se protesta nxorri një fotografi që dihej se ekzistonte.
“Në ato momente kulmore protesta ekspozoi mbështetjen e madhe popullore. Nxorri një fotografi që e dinim se ekzistonte.
Në vijim edhe ata që ishin në krye të protestës e kanë për detyrë të analizojnë protestën. Kemi folur për arsye të padështueshme.
Unë shoh që përgjatë kohës humbi sekreti i masivitetit të protestës, bashkimi në diversitet. U bashkuan ekstremi majtë, radikalë të majtë, socialistë të zhgënjyer, korente liberaldemokrate, deri te nacionalistë folklorikë. Ky ishte konglomerati”- tha Zogaj.