AKTUALITET, 8 October 2026, 22:34

Alfred Lela këshillon aktivistin: Kushdo që ka qëllim rrëzimin e Ramës, të vijë dhe bëhuni bashkë

Alfred Lela këshillon aktivistin: Kushdo që ka qëllim

Drejtori i Komunikimit në PD, Alfred Lela, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në Vizion Plus, e këshilloi aktivistin Arbër Lleshi që  mos përjashtojnë njerëz nga protesta, por të bëjnë bashkë të gjithë ata që kanë qëllim rrëzimin e Ramës. 

Pjesë nga biseda

Arbër Lleshi: Njerëzit që nuk vijnë, jeni të lirë t’i sondazhoni. Mendoj se ka shumë arsye, janë shkëputur njerëzit edhe nga retoika, ka patur probleme dhe fragmentarizime. Ajo që protestuesi i ka sjellë në shesh është arsye valide dhe është aty. Njerëzit që nuk kanë ardhur në protestë, pyetini. 

Alfred Lela: Arbër, përvec komplimentit, bravo sepse rezistoni, cila është vërejtja dhe gjej arsyen pse njerëzit kanë filluar të tkurren. Mos i fusni të gjithë në një thes. Njerëz, nuk ka rëndësi të kujt partie, që kanë protestuar edhe para jush, nuk mund t’i thoni, jeni kështu, mos hajdeni se ashtu është puna. Kushdo që ka qëllim rrëzimin e Ramës, të vijë dhe bëhuni bashkë. Nëse parcializoheni, nuk do t’u ecë. Një nga gjërat që duhet të bëni, është ftojini të gjithë, kush do të protestojë të rivijë në protestë, sepse drejt rënies do të shkoni. 

Qëllimi i protestës është t’i thotë pushtetit që e ka gabim, sado të jenë. 

Ylli Rakipi: me këto skandale që ndodhin protesta duhet të rritej. 

Alfred Lela: Protestën e kanë mbikqyrur kibernetikisht. Se kush shkon, ku punojnë, etj. Survejim masiv.