TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën Edit Durham.
Gazetarja Xhensila Kodra raporton se menjëherë policia është mobilizuar dhe ka nisur kontrollet ku u vërtetua se nuk kishte asnjë lëndë plasëse dhe telefonata rezultoi alarm i rremë.
Blutë e Tiranës kanë përgjuar numrin e denoncuesit ku u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani.
Jatagani është arrestuar nga Policia dhe shërbimet e Antiterrorit.
Ai rezulton i shoqëruar disa herë nga Policia në lidhje me aktet dhe thirrjet për dhunë gjatë protestave.
