TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në fshatin Suk të Bashkisë Roskovec, ku një person ka goditur me mjet të fortë babain e ish-bashkëjetueses së tij pas një konflikti të çastit.
Sipas të dhënave paraprake, autori ka shkuar në banesën e ish-partneres, ku është përplasur me babain e kësaj të fundit, shtetasin E. G. Gjatë debatit të tensionuar, i dyshuari e ka goditur atë me çekiç, duke i shkaktuar plagë trupore. I dëmtuari është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore dhe, sipas burimeve spitalore, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë pas sulmit, autori është larguar nga vendngjarja në drejtim të paditur. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur krehjen e zonës për lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarit, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të këtij incidenti.