AKTUALITET, 13 September 2026, 19:37

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”, Rama replikon me gjyqtarin: E pabesueshme që e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar

Kryeministri Edi Rama ka reaguar sërish lidhur me debatet për magjistratët dhe financimin e sistemit të drejtësisë, duke komentuar një deklaratë të një gjyqtari mbi buxhetin e gjyqësorit.

Rama ka publikuar në rrjetet sociale një foto ku shfaqet deklarata e bërë nga gjyqtari Engert Pëllumbi: “Ne kemi qesen tonë të buxhetit. Nuk po marrim nga qeset e të tjerëve. Me pak fjalë, nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”.

Duke iu referuar kësaj deklarate, kryeministri shkruan: “E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar…”.

E pabesueshme, po e vërtetë që një gjykatës e kupton kështu pavarësinë dhe e shikon kështu buxhetin e shtetit shqiptar… https://t.co/ARYVVduzR9

— Edi Rama (@ediramaal) September 13, 2026

Ndërkohë, Rama bëri dhe tre reagime të tjera këtë të diel sa i përket pagës së gjyqtarëve.