TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Alarmet shëndetësore për temperaturat e larta kanë hyrë në fuqi në Britaninë e Madhe, ndërsa vendi pritet të përfshihet nga vala e pestë e të nxehtit këtë vit.
Në disa zona të Anglisë, temperaturat mund të arrijnë deri në 36°C javën e ardhshme, veçanërisht në Anglinë juglindore.
Alarmet e verdha, të aktivizuara sot në mëngjes, do të qëndrojnë në fuqi deri të martën në mbrëmje.
Autoritetet paralajmërojnë se temperaturat e larta mund të ndikojnë në shëndetin e popullsisë dhe të shtojnë presionin mbi shërbimet shëndetësore.
Zyra Meteorologjike britanike parashikon që temperaturat të rriten gradualisht gjatë fundjavës, përpara rikthimit të kushteve të valës së të nxehtit javën e ardhshme.
Vera e këtij viti ka qenë veçanërisht e nxehtë për BM.
Dy valë të forta të të nxehtit në maj dhe qershor u shoqëruan me më shumë se 2 800 vdekje shtesë, ndërsa dy valë të tjera në korrik kanë përkeqësuar thatësirën dhe kanë favorizuar përhapjen e zjarreve.
Temperatura më e lartë e regjistruar këtë vit në Britaninë e Madhe ka qenë 38 gradë Celcius më 28 qershor në Lingwood të Norfolkut.
Deri tani, temperaturat kanë kaluar 30 gradë Celcius në të paktën një pjesë të vendit në 33 ditë, ndërsa rekordi prej 34 ditësh, i vendosur në vitin 1995, pritet të thyhet javën e ardhshme.