TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një dron që hyri mëngjesin e sotëm në Bullgari nga territori i Rumanisë ka shpërthyer pranë kufirit mes dy vendeve, duke shkaktuar alarm për shkak të afërsisë me tubacionin e gazit Trans-Ballkanik.
Lajmi u bë i ditur nga kryeministri bullgar Rumen Radev, i cili tha se incidenti ndodhi pranë pikës kufitare “Kardam”, në verilindje të vendit, në zonën pranë Detit të Zi.
Sipas Radevit, droni shpërtheu rreth 1 kilometër larg stacionit të kompresimit të tubacionit të gazit Trans-Ballkanik, i cili lidh Turqinë me Ukrainën.
“Droni shpërtheu në afërsi të pikës kufitare ‘Kardam’ me Rumaninë, pranë Detit të Zi në verilindje të vendit”, deklaroi kryeministri bullgar.
Ai konfirmoi se nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar apo viktima.
“Ra 1 000 metra nga stacioni i kompresimit të tubacionit të gazit Trans-Ballkanik. Nuk ka viktima”, u shpreh Radev në një video të publikuar nga qeveria bullgare në rrjetet sociale.
Autoritetet pritet të hetojnë origjinën e dronit, mënyrën se si ai hyri në territorin bullgar dhe rrethanat që çuan në shpërthimin e tij pranë një infrastrukture të rëndësishme energjetike.