AKTUALITET, 26 Qershor 2020, 16:32

Akūzat ndaj Thaçit/ Anëtarët e Bundestagut: Gjermania po ndjek zhvillimet, disa forca në Kosovë bëjnë propagandë

Akūzat ndaj Thaçit/ Anëtarët e Bundestagut: Gjermania po ndjek

Anëtarë të Budestagut gjerman kanë reaguar në lidhje me akūzat ndaj presidentit Hashim Thaçi për krìme lufte. Sipas tyre, këto zhvillime që po shoqërojnë politikën kosovare, po ndiqen në Gjermani.

Mes të tjerash anëtarët e Budestagut theksuan se disa forca në Kosovë bëjnë propagandë false në një mënyrë që bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në veçanti janë një forcë e huaj që shkon pas UCK-së në tërësi.

Për ne është me rëndësi të theksohet se Dhomat e Specializuara në Hagë janë pjesë integrale e gjyqësorit në Kosovës. Ato janë krijuar nga vetë Kosova. Kjo gjykatë nuk është një organ i huaj juridik që gjykon mbi qytetarët e Kosovës.

Ne e dimë që forca të caktuara në Kosovë përpiqen të përhapin propagandën false në një mënyrë që bashkësia ndërkombëtare në përgjithësi dhe Zyra e Prokurorit të Specializuar në veçanti janë një forcë e huaj që shkon pas UCK-së në tërësi. Kjo nuk është e vërtetë dhe asgjë tjetër përveç dezinformimit të qëllimshëm.”,- thanë anëtarët e Bundestagut.