TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka mbërritur në Tiranë paraditen e sotme.
Ai ka njoftuar përmes një postimi në Facebook se të dielën në mbrëmje do të flasë nga zyra e tij.
Thaçi shprehet se mbetet me shpresë të plotë se ditët më të mirë për Kosovën i kemi përpara.
“Motra dhe vëllezër, Miq të dashur,
Sapo kam zbritur në Aeroportin “Nëna Terezë” në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime.
Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund, Hashimi”, shkruan Thaçi.