TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Detaje tronditëse dalin në dritë nga ekzēkutimi i biznesmenit Hekuran Billa, i cili u vra në 11 qershor, në zonën e Komunës së Parisit. Zbardhet dëshmia e Adiola Lakrës, e cila u arrēstua dje në mbrëmje nga Policia e Beratit, pasi akuzohet se ka qenë bashkëpunëtore në vrāsjen e Billës, e cila ishte dhe e dashura e tij.
“Me Sebastiano Malin kam miqësi. Ai më kërkoi të njihesha me Hekuran Billën dhe të krijoja miqësi me të. Për këtë më ofroi para. Kam rreth një vit që shoqërohesha me Billën”, mësohet të jetë shprehur ajo.
Ajo ka pranuar krìmin para hetuesve të çështjes, ndërsa theksoi se e kishte nxjerrë në pritë Hekuran Billën për para. Mes të tjerash e reja tregoi se ishte njohur me 40-vjeçarin para një viti. Po ashtu, hetuesit e çështjes thonë se 26-vjeçarja kishte njohje me familjen e Viktor Markut, autor kryesor i ngjarjes.
Policia ka dyshimet e saj se e reja njoftoi Sebastiano Malin për lëvizjet e Billës, ndërsa ky i fundit njoftoi dajën e tij Viktor Marku, i cili kreu dhe atentatin. Aktualisht policia është në kërkim të bashkëpunëtorit tjetër.
KUSH ISHTE HEKURAN BILLA
Hekuran Billa ishte dënuar me būrgim të përjetshëm nga një gjykatë angleze, pasi në tetor të 2006, në një lokal në rrugën Park Royal, ai qëlloi me breshëri në drejtim të një grupi personash, duke lënë të vrārë bashkëkombasin e tij, Prel Marku si dhe la të plāgosur Petrit Brahoj, Agron Gjoni dhe Musa Rrahmani.
Në 2013, ai u ekstradua drejt Shqipërisë dhe nisi përballjen me drejtësinë e vendit tonë. Gjykata e Tiranës vendosi ta njohë vendimin penal të huaj dhe dënoi përjetësisht Billën. Por, favorizimi i tij u bë nga Gjykata e Apelit, e cila vendosi ta prishë vendimin e shkallës së parë dhe dënoi Billën, me vetëm 25 vite burgim.
Me vendimin nuk ishte e kënaqur prokuroria, e cila bëri rekurs, por për shkak se Gjykata e Lartë hyri në kolaps, ajo dosje u mbulua nga pluhuri. Nga ky moment, Hekuran Billa, nga Kukësi, ndërtoi një strategji dhe ia doli të rifitojë lirinë. Ai fitoi disa ulje dënimi radhazi.