AKTUALITET, 26 Qershor 2020, 14:53

Akūzat/ Arrēstohen gjashtë persona në Tiranë, policia jep detajet

Akūzat/ Arrēstohen gjashtë persona në Tiranë, policia jep

Policia e Tiranës ka arrēstuar gjashtë persona gjatë 24 orëve të fundit, me akūza të ndryshme që rëndojnë mbi ta.

Kështu, komisariati nr.1 arrēstoi në flagrancë të shtetasit E. K., 32 vjeç, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, në bulevardin “Zhan Dark”, duke qarkulluar me një biçikletë të vjēdhur.

Po nga specialistët për Hetimin e Krìmit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë arrēstimi në flūgrancë i shtetasit A. S., 42 vjeç, pasi në banesë, ka ushtruar dhūnë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij.

Ndërkohë, komisariati nr.3 arrēstoi në flagrancë i shtetasit S. M., 29 vjeç, pasi në rrugën “Anton Mazreku”, ka kanosūr dhe ka përndjūkur në mënyrë sistematike ish të fejuarën e tij.

Po ashtu, nga komisariati nr.4 u bë arrēstimi në flūgrancë i shtetasit në kërkim H. L., 43 vjeç, pasi në banesë, në Linzë, ka ushtruar dhūnë fizike e psikologjike ndaj ish-bashkëshortes.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, nga strukturat e DVP Tiranë u bë ndalimi i shtetasit K. H., 40 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krìmet e Rënda Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrēst në burg”, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Grupi i strukturuar krìminal”.

Nga ana tjetër, specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë bërë arrēstimin në flagrancë të shtetasit R. D., 20 vjeç, pasi tek rrethrrotullimi i Saukut, është kapur në flagrancë duke drejtuar çiklomotorin pa lejen përkatëse.