TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, flet pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të rikthyer çështjen në pikën zero.
Tahiri theksoi se nuk e priste këtë vendim të gjykatës, duke shtuar se rikthimi në pikën zero është padrejtësi.
“Jo, nuk e prisja, është mbas thuajse tre vitesh historia do të merrte një drejtim, cilido qoftë. Rikthimi në pikën zero është padrejtësi”, tha Tahiri.
Kush po ju sulmon dhe për cilat arsye?
"Mua realisht, nëse ka dhe një njeri të dytë në Shqipëri, që e zvarrit kështu gjykata, më vjen ndot dhe turp për detyrat që kam mbajtur dhe kontributin që kam dhënë.
Nuk kam asnjë emocion tani, përveç domosdoshmërisë për t’i shkuar deri në fund procesit. Një gjë është e sigurt që beteja fillon nga e para. Gjykata e Lartë nuk ekziston", tha ish ministri.