TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Adiola Lakra u arrēstua sot nga policia e Tiranës, si e përfshirë në atentātin e Hekuran Billës disa ditë më parë në zonën e njohur si “Komuna e Parisit” në Tiranë.
Abcnews ka siguruar foton e 26-vjeçares, e cila është e arrēstuara e tretë për vrāsjen. Ajo u vu në prānga mesditën e sotme, ndërkohë që do të merret në pyetje.
26-vjeçarja akūzohet se ka nxjerrë në pritë Billën, përballë autorëve duke i dhënë atyre të dhëna të sakta për vendndodhjen e tij.
Për vrāsjen e Hekuran Billës janë arrēstuar po ashtu dajë e nip, Sebastian Mali dhe Viktor Marku, ky i fundit vëllai i Prel Markut, i vrārë nga Billa në vitin 2006 në Londër.
Billa u vrā me 11 plūmba në zonën e Komunës së së Parisit, teksa po lëvizte me automjetin e tij BMW X6.
Ai kishte dalë nga būrgu i Fushë Krujës rreth një vit më parë, pasi gjyqtarja Enkelejda Hoxha firmosi lirimin e tij me pretendimin se duhet të punonte për ilaçet e prindërve të moshuar, ndonëse Billa ishte pronar i disa bizneseve në kryeqytet.
