AKTUALITET, 10 Prill 2023, 13:58

Meta takohet me qytetarët e Tiranës: Belind Këlliçi do të jetë kryebashkiak i ardhshëm, më mirë se askush tjetër do të dijë të ruajë traditën e vendit

Meta takohet me qytetarët e Tiranës: Belind Këlliçi do

Kreu i PL, Ilir Meta përmes një postimi në ‘Facebook’ ka shprehur mbështetjen për kandidatin e koalicionit ‘Bashkë Fitojmë’, Belind Këlliçit për Bashkinë e Tiranës ku shkruan se ky i fundit do të maksimizojë ruajtjen e traditave të komunitetit autokton tiranas dhe në gjithë Shqipërinë.

Meta së bashku me Këlliçin dhe sekretaren për Marrëdhënie me Publikun në PL, Silva Canën kanë vizituar komunitetin e Skraparit në Tiranë, ku thekson se kryeqyteti është më e fortë falë punës dhe integrimit të këtyre të fundit të cilët pasurojnë Shqipërinë me vlera dhe kontribute.

Sakaq shton se në 14 maj fitorja do sjellë ndryshim me çdo çmim dhe se kryetari i ardhshëm i bashkisë Skrapar, Euglen Mustafallari do të përfaqësojë më së miri vlerat e këtij qyteti.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të merrja pjesë në takimin e organizuar nga znj.Silva Caka me komunitetin e Skraparit në Tiranë, në mbështetje të koalicionit “Bashkë Fitojmë” dhe kryebashkiakut të ardhshëm të Tiranës z.Belind Këlliçi

Tirana është më e fortë dhe më e begatë jo vetëm falë resurseve, traditave dhe komunitetit jashtëzakonisht mikpritës tiranas, por edhe falë integrimit të komuniteteve të tjera nga i gjithë vendi, që me punën dhe identitetin që sjellin e pasurojnë kryeqytetin në vlera dhe kontribute.

Jam i bindur që kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës z.Belind Këlliçi, më mirë se askush tjetër, do të harmonizojë dhe maksimizojë ruajtjen e traditave të shkëlqyera të komunitetit autokton tiranas me integrimin e gjithë komuniteteve nga e gjithë Shqipëria.

Kënaqësi që mes nesh të ishte edhe kryetari i ardhshëm i Bashkisë së Skraparit, z.Euglen Mustafallari, një përfaqësues i shkëlqyer i vlerave më të mira të Skraparit.