TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Gjykata e Durrësit ka lënë në burg shtatë të arrestuarit pak ditë më parë për drogë ndërsa detyrim paraqitje ka vendosur për Kristel Ballën.
Në kuadër të operacionit “Foremost” dhe “Last Deal” u arrestuan shtetasit Tani dhe Goni Muça, Alban Vela, Amonali Halili, Ergi Curri, Kristel Balla, Gentian Gonesha, Stivens Bulku.
Gjatë operacionit të koduar “Last deal”, u arrestuan katër shtetas që vepronin si grup kriminal për shpërndarjen e drogave të forta në qytetin e Durrësit.
Gjithashtu u sekuestruan një pako kokainë, dhjetëra doza kokainë, peshore elektronike, shuma parash të përftuara nga shitja e drogës si edhe dy automjete.
Ndërsa në kuadër të operacionit të koduar “Foremost”, u arrestuan katër shtetas që vepronin si grup kriminal për shpërndarjen e drogave të forta në zonën e Sukthit.