TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish kryeministri Sali Berisha këtë të hënë ka zhvilluar një bashkëbisedim me qytetarët në rrjetet sociale, ku këta të fundit e kanë pyetur për rikthimin e tij në politikë.
Berisha tha se rikthimi i tij do të jetë më i suksesshmi në histori dhe se do të ketë momente kulmore në interes të shqiptarëve, ku theksoi se pasuritë e vendit do t’i rikthejë në mirëqenie dhe begati progresive.
Sakaq shtoi se është i bindur për politikat e synuara dhe do t’i realizojë ato me rikthimin në pushtet, duke nisur nga pagat, pensionet etj.
Në lidhje me zgjedhjet e 14 majit, Berisha është pyetur se çfarë do të ndodhë me administratën publike të cilët po kërcënohen në prag fushate se do t’i hiqet ndihma ekonomike, lideri demokrat tha se kushdo që shkel ligjin do të dalë jashtë fushatës për krim elektoral pasi nuk duhet të kalojnë në militant të verbër.
Çfarë risi do të sjellë Berisha tani?
Pa diskutim që në themel të përpjekjes sonë është vendosja e vlerave, familja, dinjiteti, taksat e ulëta, funksionimi shtetit ligjor. Të gjitha ndryshime të realizuara kanë pasur garanci funksionimin e tregut. Në reforma të thella por dhe eksperiencën e gabimeve të shkuara, ju garantoj se rikthimi i Berishës në pushtet do të jetë më i suksesshmi në histori, nuk po e krahasoj me politikanë por me Steve Jobs ku pasi e larguan u rikthyen dhe i dha botës dhuratë ipad dhe iphonin. Një rikthimi i tretë do të ketë momente kulmore, gjithçka në interes të shqiptarëve.
Ne arritëm të kalojmë nga grupi me të ardhura të ulëta në ato të mesme, të ishim njerëzit më të paguar në Ballkan. Objektivi ishte të kapnim sllovenët, pasi ata janë me rroga të afërta në 15-en. Unë këtë objektiv e bazoja se ne ia dolëm në dy mandate të lëmë vendet e Ballkanit për rrogat dhe pensionet, asnjë vend nuk ka pasurit përrallore si Shqipëria, dua ti kthej në mirëqenie dhe begati progresive të qytetarëve të saj. Mbetem i sigurte në realizimin e këtyre politikave.
Çfarë do të bëhet me administratën publike që po bëjnë fushatë, janë kërcënuar se do i hiqet ndihma ekonomike?
Çdo punonjës i administratës që shkel ligjin me fushatën do të dalë jashtë fushatës për krim elektoral. Mendoj se punonjësit e ndershëm të administratës janë pasuri kombëtare por në rast se ata do të kalojnë në militant të verbër janë rrezik kombëtar, firmosin largimin nga administrate.