AKTUALITET, 10 Prill 2023, 12:04

Soko: Rama nuk rrit dot pagat, qytetarët mos ta hanë shabllon deklaratën

Soko: Rama nuk rrit dot pagat, qytetarët mos ta hanë shabllon

Pano Soko, ekspert ekonomie në një intervistë për Panorama TV ka komentuar humbjen e Shqipërisë për çështjen e Becchettit ku pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit, shteti duhet t’i paguajë sipërmarrësit italian Francesco një dëmshpërblim mbi 120 milionë euro, ku tha se kjo lidhet me cilësinë e stafit dhe nënshkrimin e kontratave që shpesh lidhen për të favorizuar investitorin.

Soko tha se Kosova fiton në këto Arbitrazhe ndërsa vendi ynë humb pasi në kontratat që nënshkruhen investitori favorizohet në maksimum pasi bën korrupsion me para, ku përmendi rastin e inceneratorëve dhe tha se një prej pronarëve është në kërkim ndërkombëtar dhe vendi ynë nuk ia bllokon dot pagesat, ndërsa shtoi se e kundërta ndodh me bizneset e vogla të cilat me një gabim të vetëm i vihet shirit.

Eksperti ka komentuar dhe premtimin e kryeministrit Edi Rama në prag zgjedhjesh për të rritur pagën minimale deri në 900 euro, ku tha se ky i fundit nuk ka në dorë asgjë pasi në një ekonomi tregu të lirë biznesin privat nuk e detyron dot për t’i rritur pagesën punonjësit.

Sakaq shtoi se në buxhetin e shteti ka pasur rekord të ardhurash gjatë vitit 2022 por qeveritarët nuk kanë bërë transparencë dhe ka dyshime se ku janë çuar paratë e grumbulluara nga rritja e çmimeve, ku qytetarët nuk u ndihmuan me lehtësimin e TVSH-së siç ndodh në vendet e rajonit.

Kosova fitoi një arbritraz, Shqipëria humbi pse ndodh kjo? A mos kemi jurist të paaftë apo vendimet janë të njëanshme?

Vendimet e Arbritrazhit janë gjithmonë të ftohta, të bazuara në argument dhe prova. Kushdo që gjykohet janë të bazuara në prova, Kosova fiton në bazë të cilësisë. Kërkohet një cilësi e stafit që e kthen në kontratë, ne nuk e kemi këtë. Në pjesën më të madhe me dashje, kush lidhet kontrata shkruhet kastile për ta favorizuar investiorin në maksimum pasi ka dhënë para. Që ai ta ketë të lehtë, edhe kur kontrata duhet bllokuar. Edhe në incneneratorët po rrotullohemi me ministra, prokurori dhe nuk bllokojmë dot pagesat e kemi shpallur vend krimi, prokuroria po heton. Njëri nga pronarët është në kërkim ndërkombëtar, ka 20% të aksioneve dhe ne nuk ia bllokojmë dot. Një dyqani të vogël do i ishte vendosur shiriti, por kontrata te incneneratorët nuk ia bllokon pasi aty janë paguar para. Kontrata është lidhur e tillë që ti s’ke ca i bën, kreu i SPAK thotë që nuk ia ndalojmë dot pagesat. E kemi masakruar biznesin shqiptar.

Pse gjithë këto lëvizje në lidhje me pagat, pse 900 dhe jo 1000 euro?

Kryeministri ka dy element në dorë, pagën minimale që ia ngarkon ligji dhe ato të administratës. Kryeministri vërtet vendos pagën minimale, por në vendet e tjera funksionon ndryshe. Ne kemi sot shqiptarë që punojnë me 200 mijë, atëherë paga minimale nuk është 400. Pagat nuk vendosen me VKM, le të n ai bënte pagën 2 mijë dhe ne iknim me pushime. Nuk është në dorë të qeverisë, pasi e ka tregu. Duhet ti bëjë yzmet ekonomisë, jo të thotë do dal nga arbritrazhi.

Cilat janë burimet që e kanë rritur ekonominë. A mund të bëhet kjo?

Kryeministri mund të vendosë vetëm për pagën e administratës shtetërore, rreth 120 mijë punonjës për të tjerët nuk flet dot ai. Ai duhet të punojë për ekonominë, që të prodhojë dhe të ardhurat rriten dhe pagat po ashtu. A janë rritur pagat jo, atëherë nuk është. Janë thjesht procese që ndodhi. Kostot janë rritur dhe çmimet, por nuk rriti taksat. Prodhuesi nuk pyet sesa fiton, por sa prodhon. Shteti duhet të ndërhyjë dhe të ulte fitimin, dhe të rriste pagat. Duhet ta rregullojë me politikën fiskale, këtu i rriti taksat nuk i uli. Në gjithë rajonin, Maqedonia uli TVSH e shportës, Kosova dhe Serbia po ashtu. Kjo është diferenca. Tregu i rrit vetë pagat, nuk ka nevojë t’ia thotë shteti.

Rama mund ta urdhërojë biznesin që të rrisë pagat?

Absolutisht jo, në ekonominë e tregut nuk të pyet njeri ka vetëm një yll polar, paraja. Matematika dhe paraja, Rama mund të bëjë ca të dojë nuk e pyet njeri pasi nuk janë paratë e tij.

A po e përdor rritjen e pagave për të mbuluar gropën e zezë për pensionet?

Çështja është që shteti po fiton aprori. Ne kemi rekordin e të ardhurave në buxhetin e shtetit nga taksat, kur rritet çmimi rritet dhe TVSH.

Problemi është si administrohen, çfarë bëhet me këto të ardhura. Të ardhurat e 2022 ca u bënë, këto janë probleme që shtohen. Kryeministri kërkon që me propagandë ti fashitë, thotë pagë 900 euro.

Ne e diskutojmë dhe e besojmë, ky është problem i madh, që kryeministri mund të rritë pagat. Kryeministri nuk e ka në dorë për pagat e privatit, por ai e kupton që shumë njerëz janë të painformuar për ekonominë, dhe e hanë shabllon. Nëse do kishte cipë nuk e thoshte këtë.