AKTUALITET, 16 Tetor 2022, 18:28

Zbulohen detaje nga arrestimi i efektivit të policisë/ Florenc Bicerri dhe dy persona të tjera u kapën me 32 kg drogë në një parking në Stamboll! Dyshohet se…

Zbulohen detaje nga arrestimi i efektivit të policisë/ Florenc Bicerri

Të tjera detaje janë zbardhur në lidhje me arrestimin efektivit, Florenc Bicerri, ish-komandos Kujtim Çeliku dhe Adrian Qiricit.

Sipas News24, tre personat janë arrestuar në një parking në Stamboll, ku iu janë gjetur mbi 32 kg lëndë narkotike.

Çantën që e dispononte Florenc Bicerri ka kaluar me të në Rinas, më 5 tetor, duke udhëtuar drejt Stambollit bashkë me Kujtim Çelikun.

Grupi hetimor ka dyshime për persona të tjerë të përfshirë dhe po hetohet se si çanta me kanabis kaloi nga Rinasi.