AKTUALITET, 16 Tetor 2022, 13:27

Dyshohet se po transportonte drogë në Turqi, ky është polici që u kap bashkë me dy shqiptarë të tjerë!

Dyshohet se po transportonte drogë në Turqi, ky është polici

Ky që shikoni në foto është Florenc Bicerri, efektivi i policisë rrugore të Tiranës që u kap me drogë në Turqi.

Në pranga bashkë me Bicerrin kanë rënë edhe Kujtim Çeliku, ish-komando i dënuar më parë për një grabitje të ndodhur në vitin 2011 dhe Adrian Qirici.

Mësohet se Bicerri kishte marrë leje nga Komisariati i Policisë Rrugore të Tiranës që në datë 5 Tetor.

Nuk dihet ende sasia e lëndës narkotike që ata po transportonin dhe as destinacioni i saj.