TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dy persona janë arrestuar nga policia në Tiranë në kuadër të dy operacioneve të ndryshme të finalizuara mbrëmjen e djeshme.
Në pranga është vënë një 31-vjeçar me iniciale E.Xh. i cili është ndaluar në zonën e ish-Parkut me armë me vete dhe municion luftarak.
Gjatë verifikimit rezultoi se ai ishte shpallur në kërkim për mashtrim pasi i kishte marrë 5 mijë euro një personi duke i premtuar se do i blinte makinë.
Ndërkohë një 24-vjeçar është vënë në pranga, pasi dyshohet se shpërndante lëndë narkotike në një lagje në Tiranë.
Njoftimi i policisë
Finalizohen nga Komisariati i Policisë Nr. 2, brenda 24 orëve, 2 operacione policore të koduara “Zastava” dhe “Dealer 3”.
Gjatë operacionit policor të koduar “Zastava” u sekuestruan një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. U vu në pranga një 31-vjeçar, i shpallur në kërkim për mashtrim.
Gjatë operacionit policor të koduar “Dealer 3” u sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, u vu në pranga 24-vjeçari që i posendonte, i dënuar më parë për vjedhje.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionet policore të koduara “Zastava” dhe “Dealer 3”.
Gjatë operacionit policor të koduar “Zastava”, u arrestua në flagrancë shtetasi E. Xh., 31 vjeç, banues në Tiranë.
Sjërbimet e Policisë, në vendin e quajtur ish-Parku, kanë lokalizuar shtetasin E. Xh., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se 31-vjeçari ishte i shpallur në kërkim pasi ka përvetësuar, shumën prej 5000 euro, nga një shtetas, me pretendimin se do t’i blinte një automjet.
Gjatë operacionit policor të koduar “Dealer 3”, u arrestua në flagrancë shtetasi D. A., 24 vjeç, banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë, në rrugën “Zef Jubani”, kanë lokalizuar shtetasin D. A., të cilit gjatë kontrollit fizik, iu gjet dhe sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, sasi lënde e dyshuar narkotike, e ndarë në doza, gati për shitje.
Pas verifikimeve të kryera, ka rezultuar se ky shtetas, shpërndante lëndë narkotike cannabis sativa, në rrugën “Zef Jubani”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.