AKTUALITET, 16 Tetor 2022, 12:37

Jepte dieta të rreme me 300 euro, Gjykata lë në "arrest shtëpie" 41-vjeçaren që prezantohej si dietologe

Jepte dieta të rreme me 300 euro, Gjykata lë në "arrest

Gjykata e Tiranës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me Burg”, për shtetasen S. B., e cila hiqej si dietologe e certifikuar dhe mashtronte klientët duke u marrë deri në 300 euro për recetat që ofronte për rënien në peshë.

Prokuroria bëri me dije se ndaj saj janë ngritur akuzat për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave”, si dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas policisë, 41-vjeçarja administronte një subjekt në zonën e Brrylit, të cilin nuk e kishte të regjistruar pranë organeve përkatëse dhe fshihte të ardhurat e fituara prej tij.

Gjatë ndërhyrjes nga shërbimet e forcave të rendit, kjo shtetase ka fshirë nga telefoni i saj, bisedat me qytetarët (klientët), me qëllim për të penguar zbulimin e së vërtetës.

Ajo ofronte receta të rreme për qytetarët kundrejt pagesës me qëllim rënien e tyre në peshë.