TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, akuzoi këtë të diel qeverinë Rama për shpenzimet luksoze dhe tenderat korruptiv miliona dollarë, duke braktisur qytetarët në këtë kohë krize dhe duke iu ardhur në ndihmë oligarkëve.
Përmes një deklarate për media, Vasili solli shembullin e Malit të Zi dhe Maqedonisë, ku qeveritë për t’i ardhur në ndihmë qytetarëve për krizën e çmimeve, kanë ulur ndjeshëm shpenzimet duke anuluar dhe pjesëmarrjen këtë vit në Eurosong.
Ai shton se kryeministri Rama, nga ana tjetër nuk merr asnjë plan masash në ndihmë të qytetarëve por shpenzon 4 milionë euro për një instalacion, për të kënaqur psikopatinë e tij.
“Mali i Zi dhe Maqedonia pasi kanë kalkuluar shpenzimet për në Eurovizion, duke qenë se duhen mjaft para, që ata i kanë arsyetuar të pamundura për tu fiinancuar në situatën për të cilën ndodhen qytetarët e vendeve të tyre, kanë vendosur të mos marrin pjesë në këtë eveniment dhe këto para t’i përdorin për energjinë elektrike dhe për krizën e çmimeve në ndihmë të qytetarëve.
Çfarë ndodh në Shqipëri ku qeverisin hajdutët e 'Rilindjes'?
20 milionë euro për të monitoruar rrugët e shkatërruara
4 milionë euro për të bërë instalacionin në kryeministri që s’i hynë në punë askujt, që kënaq psikopatitë dhe dëshirën e pangopur për shpërdorim të Edi Ramës.
4 milionë euro do të shpenzojnë për kalanë e Tepelenës, me pretendimin se Ali Pasha nuk e ka ndërtuar mirë dhe nuk i ka përdorur mirë materialet. Këta hajdutët e Rilindjes kanë kritika për kalanë e Ali Pashës. Kala që ka qenë e ndërtuar aty prej 200 e ca vjetësh që i ka rezistuar betejave të përgjakshme dhe tërmeteve.
Ka vetëm një qëndrim përballje me ta, asnjë hap prapa për të kërkuar as më shumë mundin dhe djersën e qytetarëve që t’i kthehet dhe t’i ndihmojë ata”, tha Vasili.