AKTUALITET, 16 Tetor 2022, 12:08

Nga Rinasi drejt Turqisë me drogë, arrestohet efektivi i Rrugores

Nga Rinasi drejt Turqisë me drogë, arrestohet efektivi i Rrugores

F. B., efektiv i policisë rrugore në Tiranë është arrestuar nga policia turke në Stamboll pasi është kapur me një sasi lënde narkotike.

Ai kishte marrë leje prej datës 5 Tetor në Komisariatin Rrugor të Tiranës dhe kishte udhëtuar nga Aeroporti i Rinasit drejt Turqisë bashkë me shtetasin K. Ç.,

Edhe ky i fundit është vënë në pranga bashkë me efektivin e policisë, pasi gjatë kontrolleve, autoritetet turke i kanë gjetur një sasi të konsiderueshme të lëndëve narkotike.