TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Fjalimi i Edi Ramës në Këshillin e Evropës ka shkaktuar debate mes analistëve në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV.
Neritan Sejamini thotë se Rama u tregua arrogant dhe vajti për të bërë propagandë. Ai shtoi se qeveria shqiptare nuk e ka patur seriozisht "luftën" ndaj raportit të Dick Martyt, pasi nuk ka propozuar ndonjë mocion, por thjesht u mjaftua me fjalimin propagandistik të kryeministrit, që sipas tij, i bëri më shumë dëm Kosovës.
Ndërsa Lorenc Vangjeli e cilëson përpjekjen e Ramës, pozitive.
Pjesë nga debati:
Neritan Sejamini: Përse Rama, që mban një fjalim dhe e ka shpallur një muaj përpara, se do jetë fjalim i madh, nuk e di ky që duhet bërë procedurë zyrtare?
Lorenc Vangjeli: Gabim i madh.
Neritan Sejamini: Pra thelbi është, ai bëri propagandë. Nëse rezoluta duhet anulluar, ka një procedurë të vetme, të shkosh atje të paraqesë mocion. Shqipëria, sot që flasim, nuk ka paraqitur asnjë mocion. Kjo qeveri u përkujdes të mbajë fjalim udhëheqësi i madh.
Lorenc Vangjeli: Më kollaj bëhet një thes me pleshta, sesa dy shqiptarë…
Neritan Sejamini: Rama foli në KiE. Si shpjegohet që asnjëri atje nuk mbeti i kënaqur? Pse u acaruan ata? E bëri edhe në mënyrë të gabuar. Akuzoi, u tregua arrogant. I bëri keq edhe Kosovës. Grupet parlamentare mbajnë qëndrim shumë të ashpër. Kryetarit të seancës i tha lexoni mirë fjalimin tim, se nuk e keni kuptuar. Kryetari tha, zoti Rama na këshilloi të lexojmë, por zoti Rama të lexojë sepse nuk kuptoi çfarë ndodhi këtu. Ai i bëri dëm Kosovës, sepse vajti si udhëheqës arrogant. Vajti ju tha jeni edhe si parlamenti shqiptar, i ofendoi.
Lorenc Vangjeli: Historia është shumë e thjeshtë, do të bashkoheni me Dick-un apo me një perpjekje për të korrigjuar një rezolutë kriminale që i bën dëm Kosovës, Shiqipërisë dhe shqiptarëve?