TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Enton Abilekaj e konsideron fasadë fjalimin që mbajti Edi Rama në Këshillin e Evropës, ku dënoi raportin e Dick Martyt dhe u tregua mjaft agresiv për faktin se Thaçi dhe ish komandantët e UÇK janë të akuzuar për krime lufte.
I ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, Abilekaj tha se Rama po përpiqet të marrë kredite politike dhe se bën thirrje për pandëshkueshmëri, duke nëpërkëmbur standartet perëndimore. Sipas Abilekajt, Rama duhet të kërkonte hetim për serbët, por nuk e bën dot këtë, sepse kështu i bie të hetohet miku i tij Vuçiç.
"Ka tre vjet që ka rënë akuza për Shtëpinë e Verdhë. Por, Gjykata Speciale u krijua prej raportit. Është shumë vonë për tu anulluar, ndaj kjo është farsë. Gjyakta Speciale duhet sepse të pafajshmit hetohen dhe dalin të pafajshëm nëse janë të tillë. Standarti është, kur akuzohesh dhe ndihesh i pafajshëm, kërkon hetim. Hashim Thaçi ka pranuar të hetohet. Duhet hetim patjetër. Në një luftë ka krime të dyanshme. Hetimi duhet bërë dhjetë herë për serbët dhe një herë për këta.
Ne duhet të kërkojmë hetim për serbët, por Rama nuk e thotë dot këtë sepse hetohet miku i Ramës, Vuçiçi… Rama kërkon pandëshkueshmëri dhe po e kërkon në Evropë. Ky është njeriu që kërkon të intimidojë gjykatën dhe standartet perëndimore të hidhen poshtë. Ky është skandali. Shkoi gjoja për të lobuar për Hashim Thaçin dhe i la vetëm shqiptarët. Shqipëria duhet të bënte dy gjëra para këtij fjalimi.
Ideja e kësaj ishte ta shihnim ne këtu dhe në Kosovë.
Këtij i duhej për të rregulluar veten, sepse ai nuk ka bërë as kërkesë që të hyjë në rend dite kjo e Dick Marty.
E gjitha është fasadë, për ti marrë Hashim Thaçit trashëgiminë elektorale", deklaroi Abilekaj.