TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Analisti Lorenc Vangjeli, duke komentuar fjalën e Ramës në KiE, u shpreh për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV me superlativa për qëndrimin e kryeministrit.
“Nëse tërmet ndodhi në sallën e KiE, cunami na ka përfshirë Tiranë e Prishtinë dhe po vazhdojmë. Nëse nuk do të ishte Edi Rama që do të thoshte ekzaktësisht ato fjalë, që në këtë sallë, 10 vite më parë, është miratuar një raport dhe mbi bazën e tij u ngrit një gjykatë speciale. Ka qenë një rezolutë që ashtu siç ndodh me të vërtetën, herët a vonë, edhe nëse zhytet, nuk mbytet, del se ishte fiasko. PD votoi kundër rezolutës së Dick Martyt, kundër frymës.
Gjithë ngatërresa dhe keqkuptimi i gjithë myteberëve që popullojnë këtë vend vjen nga një fakt, nga njeriu që e ka lexuar. Qoftë i mallkuar, por merruni me thelbin e asaj që thotë”-deklaroi Vangjeli.