AKTUALITET, 13 Tetor 2022, 22:55

“Shpiku debat”/ Luçiano Boçi rendit skandalet me fjalimin e Ramës në Strasburg: Gaboi me rezolutën

“Shpiku debat”/ Luçiano Boçi rendit skandalet me

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi, deklaroi në emisionin “Të Paekspozuarit” se fjalimi i Ramës në Strasburg, ishte në kufijtë e skandalit dhe ishte bërë me qëllime të caktuara. Boçi tha se Rama gaboi me rezolutën për të dënuar raportin e Dick Martyt për luftën e UÇK-së, sepse duheshin ndjekur hapa të tjerë procedurialë që do të çonin të një mocion për debat.

“Pjesa e skandalit nuk është artikuluar vetëm nga PD, pasi edhe përfaqësuesja e PPE-së tha se nuk e kishte dëgjuar këtë prej 15 vitesh. Rama e ka bërë me qëllim, sepse brenda ka nervozizmin dhe qëllimi i tij duke u gjendur në situatë të vështirë përballë opinionit mbarëkombëtar për gjenocidin në Kosovë, por pse gjendet përpara nisjes së fushatës elektorale, që të instrumentalizojë opinionin publik lidhur me figurën e tij.

Për të miratuar rezolutën në fjalë, të miratuar shumë vite më parë kërkohet një mocion me debat për një rezolutë të dikurshme. Rama e nxorri çështjen e rezolutës, sepse ajo nuk ishte në agjendë. Ai donte të bënte paraqitjen si njeriu që lufton për çështjen kombëtare, duke vënë në lëvizje një mekanizëm, një artificë që e krijoi vetë. Në këtë rast, për të mbrojtur çështjen e Kosovës, çështjen e Thaçit, ka elementë të tjerë. Të mos harrojmë se diskutohet edhe anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Europës dhe në funksion të kësaj mund të kishte ngritur një debat tjetër që e ndihmon anëtarësimin e Kosovës.

Sklandali i parë është shpikja e këtij debati dhe pa respektuar asnjë normë. Delegacioni shqiptar duhet të kërkonte mocion me debat për çështjen e Dick Martyt dhe pasi e kërkon duhet firmosur nga 20 deputetë europarlamentarë, nga përfaqësuesit e 5 grupimeve politike që janë dhe shkon në komisionin politik dhe ai vendos nëse do të ketë debat apo jo.

Atyo që janë Rama janë thënë prej vitesh, nga gazetarë, opinionistë, janë shkruar mijëra faqe dhe është hedhur poshtë me argumenta gjithë ajo baltë që ka hedhur Dick Marty mbi Shqipërinë dhe UÇK-në".