AKTUALITET, 19 Janar 2023, 09:47

Moti i keq nuk lejon daljen e anijeve në det, shtyhet nisja e trageteve drejt Barit

Moti i keq nuk lejon daljen e anijeve në det, shtyhet nisja e trageteve

Për shkak të motit të keq ka pasur vonesa në mbërritjen e trageteve të linjave të portit të Durrësit.

Dy tragetet që ishin parashikuar për nisje drejt Barit mbrëmjen e kaluar, kanë arritur të nisen mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00.

Ndërkohë që edhe tragetet nga Bari drejt Durrësit priten të mbërrijnë me vonesë, për shkak të nisjes me disa orë vonesë nga Porti i Barit.