TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ish-ministri i Brendshëm njëkohësisht kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi ka mbërritur dhe po dëshminë e tij në Prokurorinë e Beratit.
Sipas raportimeve thirrja e tij është bërë nga Prokuroria e Beratit si person në dijeni për të dhënë shpjegime në lidhje me vjedhjen e një sasi e të konsiderueshme metalesh në Kombinatin Mekanik të Poliçanit, ndërsa për çështjen është regjistruar procedim penal në 2022, për shpërdorim detyre.
Vjedhja e 54 tonë metaleve në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ka shkaktuar një dëm të konsiderueshëm për të cilën Çuçi thirret në cilësinë e drejtuesit politik Berat pasi nga hetime ka rezultuar se ka patur komunikime me drejtorin Kombinatit Mekanik të Poliçanit Erion Zylyftari qe është njëherazi kreu i Partisë Socialiste në Poliçan. Në lidhje me dënim e shkaktuar janë bërë audite dhe gjetjet i janë vënë në dispozicion ministrit të Mbrojtës, Niko Peleshi.