TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kreu i SPAK, Altin Dumani ka ngritur në Kuvend shqetësimin e përfshirjes së punonjësve të policisë së shtetit në krim.
Sipas drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, në trer vite punë të SPAK janë proceduar 69 punonjës policie.
“Është shqetësim që jemi përpjekur ta adresojmë te policia e shtetit tek Ministria e brendshme duke komunikuar e shkëmbyer edhe informacione e të dhëna se si mund të përmirësojnë bashkëpunimin e të shtyjmë më para hetimet tona”, tha ai.
Altin Dumani: "Bashkëpunimi me Policinë e Shtetit është konstant dhe shumë i mirë.
Kemi komunikim institucional të përditshëm, punonjës të policisë së shtetit janë të angazhuar në hetimet tona të përditshme sepse hetimet të vetëm nuk i bëjmë dot, përdorim edhe oficerët e policisë gjyqësore të policisë së shtetit që kanë rolin e tyre në hetimin e çështjes.
Pyetja ka lidhje me një deklaratë time lidhur me një shqetësim timin lidhur numrin e punonjësve të policisë se shtetit të përfshirë në krim ku kam përmendur nja rreth 69 punonjës policie që në tre vite pune të SPAK janë proceduar penalisht, është shqetësim që jemi përpjekur ta adresojmë te policia e shtetit tek Ministria e brendshme duke komunikuar e shkëmbyer edhe informacione e të dhëna se si mund të përmirësojnë bashkëpunimin e të shtyjmë më para hetimet tona."