TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Policia Kufitare i ka ardhur në ndihmë një turisti çek që u dëmtua gjatë eksplorimit të zonës në Gjirin e Filikurit dhe mbeti i bllokuar.
Sot, në sallën operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, është marrë njoftim se në vendin e quajtur Gjiri i Filikurit, një turist i cili po eksploronte zonën ishte rrëzuar gjatë ngjitjes me litarë dhe kishte dëmtuar gjymtyrët. Menjëherë u nis drejt tij Njësia Policiore Detare e SPK Dhërmi e cila, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, ka lokalizuar turistin çek dhe e ka transportuar me mjetin e policisë kufitare në Portin e Himarës”, njofton policia.
Shtetasi i dëmtuar është asistuar gjatë transportit edhe nga shërbimet e urgjencës mjekësore dhe aktualisht ndodhet në spitalin e Himarës, nën kujdesin e mjekëve.