AKTUALITET, 21 Mars 2023, 10:05

Punonjësit e Portit të Shëngjinit ngrihen në protestë: Nuk kemi marrë pagat prej tre muajsh

Punonjësit e Portit të Shëngjinit ngrihen në protestë:

Punonjësit e Portit të Shëngjinit janë ngritur në protestë këtë të martë, pasi pretendojnë se nuk kanë marrë pagat prej tre muajsh.

Ata shprehen se kjo ndërmarrje që është me vetëfinancim po falimenton nga keqmenaxhimi.

Ata i kërkojnë drejtuesve të portit të shpallin falimentin në bazë të ligjit.

Ndërkohë punonjësit paralajmërojnë bllokim të punës nëse problemi nuk merr zgjidhje.