TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
GJKKO ka lënë në fuqi masën e sigurisë “arrest me burg” për Leonard Daçin, i akuzuar si i përfshirë në abuzimin me tenderat e ujësjellësit në Bashkinë e Bulqizës.
Leonard Daçi ishte anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Ofertave dhe lajmin e arrestimin e zbuloi nga mediat.
Ai u shfaq papritur në sallën e gjyqit më 18 mars, teksa po mbahej seanca për kryebashkiakun e Bulqizës, Lefter Allën dhe disa zyrtarë të tjerë të kësaj bashkie, që dyshohet të jenë përfshirë në abuzimin me tenderat.
Leonard Daçi mbërriti në GJKKO rreth 2 orë pas nisjes së seancës i shoqëruar nga avokati Arben Peci, ku trokiti në dyert e sallës duke vënë në dijeni trupën gjykuese se ishte një nga të pandehurit e dosjes, dhe ndaj tij ishte marrë në mungesë masa e sigurisë “arrest me burg”.
Zyrtari pretendoi se ishte në banesë kur dëgjoi emrin e tij që përmendej në media si një nga të arrestuarit, por në fakt ai ndodhej në Tiranë. Leonard Daçi njoftoi avokatin duke i kërkuar mendim, i cili i sugjeroi të paraqitej në gjykatë.
Në njoftimin e SPAK emri i Leonard Dacit, figuron si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tenderë apo ankande publike”, parashikuar nga neni 258/2e 25 i Kodit Penal.